Please enter at least 3 characters.

Interi do ta largonte Skrinarin për 80 milionë euro

2018/02/download-3-e1518270042167.jpg

Raportohet se Inter do të pranonte një ofertë prej rreth 80 milionë eurove për mbrojtësin, Milan Skriniar.

Futbollisti sllovak ka rënë në syrin e shumë klubeve kryesorë të Evropës me paraqitjet këtë sezon për Nerazzurrët.

Megjithëse iu bashkua zikaltërve verën e kaluar nga Sampdoria, pohohet se në fund të sezonit do të largohet prej italianëve.

(Getty Images)

Me Barcelonën që mendohet të jetë e interesuar për sigurimin e shërbimeve të tij, Tuttosport raporton se drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio është i gatshëm të pranoj një ofertë prej 80 milionë euro për lirimin e shtatgjatit.

E përditshmja italiane gjithashtu pretendon se Inter janë duke kërkuar si zëvedë Stefan de Vrijin e Lazios, të cilit do t'i mbarojë kontrata gjatë verës me skuadrën nga Stadio Olimpico.

Gjithashtu është raportuar për një interesim edhe të Chelseat, e cila skuadër po ka probleme me repartin mbrojtës.

Ndryshe, 22-vjeçari deri më tani ka pasur 23 paraqitje për italianët dhe ka shënuar tre gola. /Telegrafi/