Please enter at least 3 characters.

Interex dhuron konsumatorëve 10.000 çanta me material të recikluar

2023/10/380284764_680695614010792_6624110535541633368_n-1.jpg

"Nuk kemi tokë të dytë, prandaj duhet ta ruajmë atë."

Nëse kujdesemi për tokën tonë dhe burimet natyrore, atëherë mund të sigurojmë një mjedis të qëndrueshëm për brezat e ardhshëm.

Nxitja e ndërgjegjësimit për ruajtjen e mjedisit  fillon nga një moshë e hershme.

Disa mënyra të cilat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e ambientit janë:

1.Edukimi i fëmijëve në lidhje me rëndësinë e riciklimit të mbetjeve, duke i treguar atyre se si të ndajnë dhe të riciklojnë materiale të ndryshme.

2.Stimulimi i përdorimit të materialeve të riciklueshme në lojëra dhe aktivitete të përditshme për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e riciklimit.

3.Reduktoni përdorimin e plastikës duke përdorur produkte të riciklueshme

Nga fillimi, çantat Eco janë krijuar me një qëllim të qartë: të ndihmojnë në uljen e ndotjes se mjedisit dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e natyrës

Çantat Eco na tregojnë se është e mundur të ndërtojmë një mjedis më të pastër dhe të bëjmë ndryshime pozitive përmes veprimeve tona të përditshme.

Për këtë qëllim rrjeti i marketeve Interex ka marrë një veprim  të rëndësishëm për të promovuar përdorimin e materialeve të ricikluara  duke dhuruar 10.000 çanta  me material 100% të recikluar prodhuar në Europë enkas për Interex.

Këto çanta do të dhurohen konsumatorëve të saj besnik me qëllim që të ripërdoren, të mbrohet ambienti dhe të kemi konsumatorë të kënaqur.