Please enter at least 3 characters.

Inter me ofertë të re drejt Icardit

2019/02/icardi-argentina-e1550647743134.jpg
257:"MELBOURNE, AUSTRALIA - JUNE 09: Mauro Icardi of Argentina looks on from the bench before the Brazil Global Tour match between Brazil and Argentina at Melbourne Cricket Ground on June 9, 2017 in Melbourne, Australia. (Photo by Robert Cianflone/Getty Images)
12:"Getty Images

Interi do t'i ofroj Maurer Icardit, -ish-kapitenit dhe golashënuesit më të mirë, një kontratë të re të vlefshme deri në vitin 2024.

Sipas të përditshmes italiane, "Calciomercato" drejtori sportiv i klubit italian, Giuseppe Marrota është i gatshëm të qetësojë tensionet mes ekipit dhe lojtarit, ku këtij të fundit do t'i ofrohet një kontratë e re pesëvjeçare, ku paga vjetore e futbollistit do të ishte shtatë milionë euro.

Oferta e "Nerrazurëve" është vetëm një milion euro më e ulët se sa sulmuesi dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara po kërkojnë nga menaxhmenti i klubit.

Felipe Dias Dalbello dhe Mauro Emanuel Icardi (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)

Gjithashtu kanë edhe një kërkesë për të shfuqizuar klauzolën e blerjes prej 110 milionë eurosh që nga 1 korriku deri më 15 korrik.

Është propozimi përfundimtar i kreut të Interit dhe tani mbetet në duart e 26-vjeçarit, lojtari është jashtë skuadrës pas vendimit për t'i hequr shiritin e kapitenit dhe i është dhënë portierit, Samir Handanovic.

Paga vjetore nuk është problemi më i madh për Ikardin, por heqja e klauzolës së riblerjes sepse ka interesim prej Chelseat, Real Madridit dhe Juventusit.

Ndryshe, Icardi deri më tani ka djersitur 179 herë fanellën zikaltër dhe ka shënuar 109 gola. /Telegrafi/