Please enter at least 3 characters.

Intel thotë bëhuni gati për tablet prej 100, laptop 249, dhe hibrid prej 349 dollarësh

2016/01/intel-thot-euml-b-euml-huni-gati-p-euml-r-tablet-prej-100-laptop-249-dhe-hibrid-prej-349-dollar-euml-sh_hd.jpg

Duke folur gjatë një konferencë të industrisë, Krzanich dje u tha analistëve se laptopët e bazuar në ekranet e ndjeshme në prekje të bazuar në procesorët e rinj Haswell do të jenë në fokus të linjës së kompjuterëve të cilët do të debutojnë në treg sivjet.

Intel është duke i rritur pritjet nga procesori i saj i silikonit, Haswell, i cili ofron 50 për qind jetëgjatësi më të madhe të baterisë, e cila do të jetë e kombinuar me grafika dyfish më të fuqishme, karakteristika këto të cilat do të provokojnë blerësit dhe do t’i mbajnë ata larg shpenzimit të parave të tyre në tabletat e bazuara në Android dhe iOS, dhe në vend t’i inkurajojnë ata që t’i japin edhe një shans të dytë pajisjeve të bazuara në sistemet operative që përdoren në kompjuterët personal. / Telegrafi /