Please enter at least 3 characters.

INEOS identifikon trajnerin që do ta pasojë Ten Hagun te Man United

2024/02/ratcliffe.jpg
276:"MANCHESTER, ENGLAND - OCTOBER 03: Erik ten Hag, Manager of Manchester United, applauds fans following the UEFA Champions League match between Manchester United and Galatasaray A.S at Old Trafford on October 03, 2023 in Manchester, England. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

INEOS i Sir Jim Ratcliffe thuhet se ka zgjedhur Zinedine Zidane si trajnerin e tyre të ri për të ndihmuar Manchester United të kthehet në majat e futbollit anglez dhe evropian. 

Sipas Foot Mercato, Ratcliffe do të bëjë gjithçka për t'i kthyer United në lavdinë e tyre të mëparshme dhe do të ishte i përgatitur t'i tregonte Erik ten Hag derën e largimit.

Zidane është aktualisht i papaunë, që kur u larguar nga Real Madridi dhe kjo verë do të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.

Jean-Claude Blanc, drejtori gjeneral i INEOS Sport, ka qenë prej kohësh një admirues i Zidanes dhe u përpoq të punësonte ish-trajnerin legjendar të Los Blancos te Paris Saint-Germain gjatë kohës së tij me kampionët e Ligue 1.

Trajneri francez po kërkohet po ashtu edhe nga Bayern Munichu, andaj do të jetë një luftë ofertash. /Telegrafi/