Please enter at least 3 characters.

Immobile: VAR-i nuk ekziston për Lazion

2018/03/Ciro-Immobile-v-Cagliari-e1520843833347.jpg
274:"CAGLIARI, CAGLIARI - MARCH 11: Ciro Immobile of SS Lazio compete for the ball with Filippo Romagna of Cagliari Calcio during the serie A match between Cagliari Calcio and SS Lazio at Stadio Sant'Elia on March 11, 2018 in Cagliari, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka folur i nervozuar pas barazimit 2-2 ndaj Cagliarit në Serie A.

Italiani ka kritikuar gjyqtarët të cilët nuk përdorën VAR për t'i dhënë atij një penallti.

(Foto: Getty Images)

"Ky barazim nuk është ajo që ne kemi nevojë. Jemi përgjysmë të kënaqur me rezultatin, ne dëshironim të fitonim sot dhe duhet t'ia kishim arritur".

"Nuk kemi luajtur mirë dhe këtë e dimë. Duhet t'i kthehemi fitoreve sa më shpejt që është e mundur".

"Gjëja që më nervozon më së shumti është se siç po duket VAR-i nuk po ekziston për Lazion".

"Kur është puna te ne, ata as nuk kërkojnë të përdoret. Mendoj se sot ishte një nga penalltitë më të pastra që kam parë ndonjëherë", ka thënë Immobile pas ndeshjes.

Lazio renditet në vendin e katër me 53 pikë, një më shumë se Interi. /Telegrafi/