Please enter at least 3 characters.

Imazhe të jashtëzakonshme të metropoleve, të shkrepura nga ajri me rezolucion të lartë

2019/11/page-160.jpg

Imazhe me rezolucion të lartë janë shkrepur nga ajri nëpër qytetet e mëdha të botës, që janë shumë të veçanta.

Bëhet fjalë për fotografin Ryan Koopmans, 33-vjeç, që i kaloi 10 vite duke udhëtuar nëpër botë dhe shkrepur fotografi të jashtëzakonshme nëpër Azi, Afrikë, Evropë, Amerikë të Veriut dhe atë të Jugut, transmeton Telegrafi.

Tani një dekadë më pas, Koopmans ka publikuar fotogalerinë ku shfaqen Dubai, Singapori, Londra, Afrika e Jugut, Roterdami dhe Çikagoja.

Me ritmin e shpejtë të rritje se popullsisë në nivel global, këto metropole kanë diçka të përbashkët - janë shtëpia e 4.1 miliardë banorë, apo gati gjysma e popullsisë së botës.

"Dekadën e fundit e kam kaluar duke udhëtuar dhe dokumentuar përmes fotografive arkitekturën e qyteteve të mëdha", ka deklaruar ky fotograf me prejardhje holandeze-kanadeze. /Telegrafi/

Tempulli i Tregtisë, një treg rrugësh natën në Kowloon, Hong Kong

Ndërtesat në pronën private të banesave Hong Kong, Whampoa Garden, duke përfshirë një jaht gjigant i cili është në të vërtetë një qendër tregtare, Dhjetor 2018

Fshati English, Erbil, Irak. Ky kompleks strehimi i i vendosur në Erbilin perëndimor përmban vila identike, shumica e të cilave përdoren si zyra për kompani.

Ndërtesat në Hong Kong, dhjetor 2018. Për shkak të çmimeve mahnitëse të banesave rreth 200,000 njerëz në Hong Kong vlerësohet se jetojnë në rreth 88,000 "shtëpi të ultra të vogla"

Një linjë hekurudhore plotësisht e automatizuar e metrosë përshkon rrugët dhe një kopsht në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, shtator 2019