Please enter at least 3 characters.

Ilir Hasani: Kostadinovski ka shkelur qëllimisht Ligjin për përdorimin e gjuhëve

2020/12/ilir-hasani.png

Deputeti i Frontit Euvropian, Ilir Hasani, në konferencën për mediat shpjegoi se interpelanca është paraqitur për punën e Darko Kostadinovskit në bazë të nenit 72, pika 1 dhe 2 të Kushtetutës.

Hasani thotë se Kostadinovski ka shkelur qëllimisht Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe nenin 101 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

“Dua të theksoj se kjo iniciativë nuk ka për qëllim të ushtrojë presion mbi Gjykatën Kushtetuese, për dallim nga interpelancat e mëparshme që ishin qartazi me natyrë politike, por ka ndikim social dhe mediatik. Qëllimi ynë është të nisim një debat institucional për funksionimin e këtij institucioni dhe rolin e kryetarit të saj në respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve ekzistuese” tha Hasani.

Sipas Hasanit, Kostandinovski ka paragjykime ndaj gjuhës shqipe.

“Në arsyet për interpelancën mund të përmendet një intervistë që është dhënë për agjencinë e lajmeve MIA në gusht të vitit 2024, ku ai theksoj “se politika që krijoi atë ligj krijoi një lloj kaosi të ligjshëm që rezultoi me kaos politik, mosbesim dhe dilemë. Është fakt se ligji po zbatohet dhe po krijon probleme me implementimin e tij”. Kjo deklaratë ngre disa pyetje: Në bazë të cilit nen të Kushtetutës ose ligji konkret kryetari i Gjykatës Kushtetuese mund të karakterizojë një ligj si burim të kaosit politik dhe juridik, dhe nëse është në kompetencën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë problemet në zbatimin e ligjit dhe të parashikojë ndërhyrje legjislative? Deklarata të tilla i zvogëlojnë kufijtë e kompetencave të përcaktuara me ligj dhe krijojnë një seri dyshimesh për paanshmërinë e kryetarit të Gjykatës në raste që janë ende në fazën e shqyrtimit” tha Hasani