Please enter at least 3 characters.

Icardi nuk është ftuar për ndeshjen ndaj Lazios, Spalletti: Ka ndodhur diçka të premten që duhet ta shqyrtoj

2019/03/MauroIcardi8.jpg
273:"MILAN, ITALY - DECEMBER 03: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale Milano celebrates his goal during the Serie A match between FC Internazionale and AC Chievo Verona at Stadio Giuseppe Meazza on December 3, 2017 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Luciano Spalletti ka konfirmuar se Mauro Icardi dhe Lautaro Martinez nuk janë përfshirë në skuadrën e Interit për ndeshjen e të dielës kundër Lazios.

Prej se iu mor shiriti i kapitenit (më 13 shkurt), Icardi nuk është përfshirë në ekipin e Nerazzurrëve, ndërsa gjatë javës që lamë pas, ai ishte paraqitur në stërvitje të plota, duke lënë të kuptohet se mund të luante ndaj Biancocelestëve.

Mauro Icardi (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Lautaro është lënduar dhe kjo gjë i shtonte gjasat që të luante 26-vjeçari, mirëpo Mauro as që është përfshirë në skuadrën e plotë, ndërsa arsyet janë përsëri të paqarta.

"Në disa mënyra, ishte sikur të na vinte një lojtar i ri, sepse ai nuk ka qenë me ne për një kohë të gjatë. Duke marrë parasysh atë që kë ndodhur së fundmi, duke përfshirë edhe të djeshmen (e premte), mendoj se nuk është në gjendje t'u ndihmojë bashkëlojtarëve në këtë ndeshje. Prandaj nuk do të ftohet".

"Duhet të marr parasysh gjithçka, nga periudha e mëparshme e deri në ditën e djeshme. Ai është stërvitur me ne gjatë gjithë javës, diçka ndodhi dje që më duhet ta shqyrtoj. Stërvitjet janë vendimtare. Për ndeshjet e ardhshme, do të shohim", ka thënë Spalletti në konferencën për shtyp. /Telegrafi/