Please enter at least 3 characters.

Icardi: Nuk e di çfarë sjell e ardhmja, Interi gjithmonë ka qenë klubi im

2018/04/Mauro-Icardi.jpg
269:"MILAN, ITALY - MARCH 31: Mauro Icardi of Inter celebrates after scoring his team's opening goal during the serie A match between FC Internazionale and Hellas Verona FC at Stadio Giuseppe Meazza on March 31, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Maurizio Lagana/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, e pranon se nuk ende nuk e di se çfarë mund të servojë e ardhmja.

Argjentinasi ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester Unitedi, Chelsea dhe Real Madridi, por preferoi të qëndrojë në Itali.

"100 gola me Interin në Serie A? Jam i lumtur të shkruaj vetën në historinë e një klubi si Interi", ka thënë Icardi për Ole.

(Foto: Getty Images)

“Është një burim krenarie për mua që kurrë nuk kam mundur ta imagjinoja. Nuk është lehtë t'i arrish këta numra në Itali, falënderoj të gjithë bashkëlojtarët që e bën të mundur".

"Si është të bëhesh kapiten i Interi kaq i ri? Ishte rezultat i punës time në klub dhe përkushtimit".

"Liga e Kampionëve? Gjërat nuk shkuan siç shpresuam më parë, por unë jam gjithmonë optimist dhe jam i sigurt që Interi së shpejt do të jetë atje ku meriton të jetë".

"Thashethemet e tregut të transferimeve? Është gjithmonë bukur të vlerësohesh dhe mendoj se është si pasoj e rritjes time".

(Foto: Getty Images)

"Interi gjithmonë ka qenë klubi im. Kur isha i voglën gjithmonë e kam zgjedhur në PlayStation. Gjithmonë luaja me Interin, ja pse më pëlqen të luaj këtu dhe vendosa të qëndroj këtu".

"Madridi dhe Chelsea? Jam shumë i qetë dhe gjithmonë fokusohem në objektivat e me dhe të skuadrës".

"Nuk mund të parashikoj të ardhmen dhe për këtë e shijoj të tashmen dhe jap më të mirën".

"A planifikon të qëndrosh te Interi? Siç thash, nuk e di se çfarë sjell e ardhmja. E tashmja është këtu", ka shtuar Icardi. /Telegrafi/