Ibrahimovic i thur elozhe Japonisë pas eliminimit dramatik: Ata meritonin më shumë
Brazili siguroi një vend në 1/8 e finales në Kupën e Botës pas një fitoreje dramatike 2:1 ndaj Japonisë, me golin e fitores që erdhi në minutat shtesë të ndeshjes.
Japonezët ishin shumë pranë një befasie të madhe dhe kalimit në vazhdime, por Gabriel Martinelli shënoi në momentet e fundit për t'i dhënë "Seleçaos" një kualifikim të vuajtur.
Pas ndeshjes reagoi edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili shprehu simpatinë e tij për paraqitjen e Japonisë.
"Ndjej një trishtim të madh për trajnerin Moriyasun dhe lojtarët e tij, ata meritonin më shumë. Ishin vetëm një minutë larg kohës shtesë kur Martinelli shënoi", deklaroi Ibrahimovic.
Legjenda suedeze theksoi se goli i Casemiros ndryshoi rrjedhën e ndeshjes.
"Goli i Casemiros ndryshoi intensitetin e lojës në favor të Brazilit. Ata e gjetën përsëri ritmin e tyre. Gabriel Magalhaes, Marquinhos, Danilo dhe të tjerët ua rikthyen vetëbesimin, ndërsa Vinicius, Matheus Cunha dhe pastaj Martinelli e ngritën nivelin e lojës", analizoi ai.
Ibrahimovic kishte fjalë të mëdha edhe për mbrojtjen japoneze.
"Ito, Taniguchi dhe Tomiyasu luftuan si luftëtarë", tha ai, duke shtuar se Ancelotti kishte vërejtur lodhjen e disa prej lojtarëve kyç të Japonisë.
"Ancelotti e pa se Kamada, Nakamura, Sano dhe Doan ishin të rraskapitur dhe nuk mund ta ndihmonin më mbrojtjen""
Në fund, Ibrahimovic vlerësoi këmbënguljen e Brazilit.
"Endrick, Martinelli dhe Fabinho hynë në fushë. Brazili bëri presion deri në sekondat e fundit dhe në fund u shpërblye".
Me këtë fitore, Brazili vazhdon rrugëtimin në Kupën e Botës dhe në 1/8 e finales do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë, ndërsa Japonia i jep fund një tjetër paraqitjeje mbresëlënëse në skenën botërore. /Telegrafi/


