Please enter at least 3 characters.

Ibrahim Dresevic po bëhet baba, futbollisti zbulon gjininë e foshnjës në një mënyrë të veçantë në stadiumin Abe Lenstra

2021/10/collage-2-scaled.jpg

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Ibrahim Dresevic, do të bëhet baba për herë të parë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi të shpërndarë me ndjekësit në llogarinë e tij personale, Instagram.

Ai e ka zbuluar gjininë e foshnjës në një mënyrë të veçantë, në stadiumin Abe Lenstra në Holandë.

Ibrahim Dresevic (Foto: Instagram)

I njëjti shfaqet përkrah partneres për të pritur rezultatin derisa qëlloi topin disa herë derisa u shfaq gjithçka në rozë.

Me këtë ka lënë të nënkuptohet se është në pritje të një vajze, e cila do të vijë në jetë së shpejti.

“Mezi po pres të të shoh”, ka qenë përshkrimi i fotografisë.

Ibrahim Dresevic (Foto: Instagram)

Futbollisti me prejardhje nga Mali i Zi mori reagime të shumta në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit që mban.

Dresevic nuk ka dyshim se është lojtari më i dashur te Përfaqësuesja e Kosovës, falë ndeshjeve të mira që ka zhvilluar me fanellën e Dardanëve. /Telegrafi/