Please enter at least 3 characters.

Ibra mund të kalojë te klubi suedez Hammarby

2020/05/ZlatanIbrahimovic-e1589200730468.jpg
238:"MILAN, ITALY - MARCH 08: Zlatan Ibrahimovic of AC Milan shows his dejection at the end of the Serie A match between AC Milan and Genoa CFC at Stadio Giuseppe Meazza on March 8, 2020 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
12:"Getty Images

Drejtori sportiv i Hammarby, Jesper Jansson, ka thënë se ekziston mundësia që Zlatan Ibrahimovic të luajë për klubin suedez.

Sulmuesi veteran ka qëndruar në Suedi duke u stërvitur te klubi, ku i ka 25 për qind të aksioneve, ndërsa gjatë të hënës pritet të arrijë në Milano.

Jansson e ka lëvduar 38-vjeçarin dhe ka thënë se prezenca e tij ka qenë shumë pozitive gjatë periudhës së vështirë të pandemisë së coronavirusit.

“Ka qenë jashtëzakonisht pozitive. Sidomos në këtë periudhë. Edhe për mia edhe për klubin, për vëmendjen dhe interesimin e mediave. Madje edhe për Allsvenskan (ligën suedeze) dhe jo vetëm, edhe për lojtarët tanë”, ka deklaruar Jansson për Expressen.

Ibra nisi stërvitje kah mesi i prillit duke i shfrytëzuar lidhjet me klubin për të qëndruar në formë gjatë kohës së izolimit në Itali.

Dhe tani, tifozët në Stokholm po ëndërrojnë kthimin e ish-lojtarit të Malmos, ndërsa drejtori sportiv i Hammarby, e ka lënë të hapur mundësinë.

“Ekziston një shans, besoj që po. Mirëpo, vetëm Zlatani e di me siguri. Kam mësuar se ai nuk do të thotë asgjë derisa të jetë qind për qind i sigurt”, ka shtuar drejtori i klubit suedez. /Telegrafi/