Please enter at least 3 characters.

Ibra: Golat e mi nuk mund t’i shënoni as në ‘playstation’ (Video)

2016/01/ibra-golat-e-mi-nuk-mund-t-rsquo-i-sh-euml-noni-as-n-euml-lsquo-playstation-rsquo-video_hd.jpg

32-vjeçari ishte kryetemë e mediave më herët gjatë këtij viti kur ia shënoi Anglisë golin e jashtëzakonshëm, ndërsa mori lëvdata edhe për golin në ndeshjen e Ligue 1 ndaj Bastias.

“Unë shënoj shumë gola që është vështirë të përsëriten. Këta janë gola që ngrenë disponimin e njerëzve”.

“Me PSG-në kam shënuar së fundmi një gol akrobatik me thembër dhe gjëra të tilla nuk shihen çdo javë. E njëjta vlen edhe për goditjen ‘biçikletë’ nga 37 metra që e shënova kundër Anglisë”.

“Por, më besoni, kur shënoj gola të tillë, ndjehem mirë. Zakonisht gola të tillë shënohen në videolojëra dhe mund ta krahasoni ndjenjën e shënimit të një goli të tillë në jetën reale”.

“Megjithatë, të jem i sinqertë, mendoj se nuk mund të shënoni një gol po aq spektakolar si Zlatani në një videolojë, edhe pse këto lojëra janë shumë reale në ditët e sotme...”, ka deklaruar Ibra për Le 10 Sport.

Në 21 paraqitje zyrtare me PSG-në këtë edicion, suedezi ka shënuar 19 gola. /Telegrafi/