Please enter at least 3 characters.

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

2024/03/xhaka.jpg

Granit Xhaka është duke kaluar nëpër një formë jetësore te Bayer Leverkuseni.

Lojtari shqiptar me pasaportë zvicerane me lojën e tij po i ndihmon Farmaceutikët që të fitojnë titullin e parë në Bundesligë.

Loja e tij e llahtarshme është duke i befasuar të gjithë dhe mund të thuhet se deri më tani ka qenë mesfushori defanziv më i kompletuar.

Bundesliga i ka bërë një analizë lojës së Xhakës, ku pasimet e tij po neutralizojnë çdo kundërshtar.

Me vetëm një pasim, mesfushori hapë lojën e ekipit dhe zë jashtë lojë tre lojtarë kundërshtarë.

Në mesin e shumë lojtarëve, Xhaka është pyetur se kush është personi më i famshëm që ia ka numrin në telefon.

Mesfushori shqiptar zgjodhi Cesc Fabregasin, legjendën e Arsenalit dhe të Spanjës. /Telegrafi/