Please enter at least 3 characters.

Shoqërohet në Polici një person në veri, kishte të veshur bluzën me mbishkrim “Xhandarmëria” me simbole serbe

Një i mitur të mërkurën është shoqëruar në Policinë e Kosovës pasi që është hasur duke mbajtur një bluzë me mbishkrimin “Xhandarmëria dhe simbolet serbe” në veri.

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga shefi i planifikimit në kuadër të operativit, Erduan Baliqi, i cili tha se mituri është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është shqiptuar një gjobë.

“Të mërkurën patrulla policore kanë ndaluar një të mitur pasi në pjesën e pasme të bluzës kishte të shënuar ‘Xhandarmëria dhe simbolet serbe’, ku i njëjti është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është shqiptuar një tiketë për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, ka thënë Baliqi.

Sipas tij, pas shqiptimit të gjobës, i mituri është liruar. /Telegrafi/