I ka drejtuar të dyja skuadrat, por Capello shpreson që Roma ta eliminojë Realin
19/12/2015
Ka qenë pikërisht strategu italian që e ka fituar Scudetton e fundit për kryeqytetasit (në sezonin 2000/2001), ndërsa emri i tij është përmendur si një nga zëvendësuesit e mundshëm të Rudi Garcias.
“Nuk ka absolutisht kurrfarë gjase që të kthehem te Roma, sepse kam kujtime shumë të bukura për ato që kemi bërë atje dhe mbi të gjitha dua që të gjithë të më kujtojnë për fitimin e Scudettos”.
“Shpresoj që Roma të bëjë gjëra të bukura dhe shpresoj që ta eliminojë Real Madridin nga Liga e Kampionëve dhe të vazhdojë tutje”.
“Garcia ka punuar mirë për dy vite, ai ka hasur në vështirësi në këtë periudhë dhe kjo u ndodh të gjithë trajnerëve. Ka momente shkëlqimi dhe momente të vështira”, ka deklaruar Capello për Corriere dello Sport. /Telegrafi/


