Please enter at least 3 characters.

I grabitet shtëpia, por hajdutët i lënë dy letra (Foto)

2016/09/555-2-e1473924097128.jpg

Nëse keni pasur fatkeqësinë që t’iu jetë vjedhur ndonjëherë shtëpia kur nuk keni qenë aty, mendoni se hajdutët nuk do të lënë asgjë pas.

Por kjo nuk është historia e Joseph Alvarado, i cili pasi u kthye në banesë gjeti derën e thyer dhe vuri re se PS3 bashkë me lodrat tjera dhe laptopi i vajzës ishin vjedhur. Ajo çfarë e çuditi më së shumti ishin dy letra të shkruara me dorë që i kishin lënë hajdutët.

Mesa duket, po dy ka qenë edhe numri i hajdutëve, të cilët kishin shkruar letrat, ku në njërën kërkohej falje dhe në tjetrën vihej në lojë, përcjell TCH.

Në njërën nga letrat shkruhej: “I vodha gjërat e tua sepse më detyroi vëllai”, ndërsa në tjetrën “ Hyra brenda.... hahaha... PS3, lodrat dhe kompjuterin... Nga: Një fëmijë hahaha”.

Duke u nisur nga lloji i shkrimit besohet se dyshja që ka realizuar vjedhjen të kenë qenë fëmijë.