Please enter at least 3 characters.

Hyri ilegalisht në Kosovë, policia ndalon shtetasin e Shqipërisë dhe i konfiskon 50 thasë me kokrra të dëllinjave

2020/10/policia-me-jeleke-antiplum-foto-ridvan-slivova.jpg
14:"Ridvan Slivova

Policia ka njoftuar se në Dragash është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që i njëjti kishte kaluar ilegalisht kufirin Shqipëri-Kosovë.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij i janë gjetur 50 thasë me kokrra dëllinjave për përdorim mjekësor të cilët i janë konfiskuar nga njësiti doganor.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/