Please enter at least 3 characters.

Hynë në dasmë duke kërcyer hip-hop, bëhet virale në TikTok videoja e Liridon Krasniqit dhe gruas së tij në ceremoninë e martesës

2023/08/hyne.jpg

Futbollisti i njohur shqiptar, Liridon Krasniqi, pak javë më parë ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë.

Ai dha fund beqarisë, duke u martuar me bukuroshen me origjinë nga Peja, Agonita.

Çifti realizoi një dasmë tradicionale me shumë të ftuar, teksa shumë prej momenteve i ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Ndër të tjerash, ata publikuan një video të përbashkët në TikTok, ku tregonin hyrjen e veçantë që kishin bërë në dasmën e tyre.

Çifti i sapomartuar u futën në ceremoninë e martesës shoqëruar me disa dasmorë të huaj, nën ritmet e muzikës hip-hop.

Ata kanë kërcyer dhe janë dëfryer me ‘beat’-in e këngës “Matdon”, e cila është shumë e njohur në TikTok.

Videoaj e tyre është bërë virale, duke tejkaluar shifrën e 15 milionë klikimeve në llogarinë e Agonitës dhe mbi dy milionë në atë të Liridonit. /Telegrafi/