Please enter at least 3 characters.

Humb jetën një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në vendin e punës, që ka ndodhur të mërkurën, më 8 prill 2026, në fshatin Strellc i Ulët.

Sipas informacioneve fillestare, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:05 në një punishte druri (sharrë), ku dy punëtorë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e rënies së disa dërrasave.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Policia është njoftuar se në një punishte (sharrë), dy punëtorë kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e rënies së disa dërrasave. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë. Megjithatë, pas pak kohe, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e njërit prej tyre”, tha Gashi.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, njëri prej tyre nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilat po hetojnë rrethanat e aksidentit.

Rasti është iniciuar dhe po trajtohet si “aksident në vendin e punës”.