Please enter at least 3 characters.

Hudhra është 100 herë më efikase sesa antibiotikët

2019/02/garlic-proven-100-times-more-effective-than-antibiotics-working-in-a-fraction-of-the-time.jpeg

Shtimi i hudhrës në shujta, sallata dhe gjëra tjera ushqimore e bën çdo gjë më të shijshme.

Por, pavarësisht shijes së mahnitshme (ndonëse një pjesë e madhe nuk janë adhurues të erës), hudhra është gjithashtu një prej ushqimeve më të shëndetshme në planet, transmeton Telegrafi.

Në fakt, hudhra njihet si antibiotiku më i fuqishëm natyral që është krijuar nga vet Natyra, dhe e përmirëson shëndetin në shumë mënyra.

‘Journal of Antimicrobial Chemotherapy’ ka publikuar një studim të kryer nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit, ku është përqendruar në një prej baktereve më të zakonshme, që quhet campylobakteri.

Ky bakter është shkaktari kryesor i shumë sëmundjeve që shpijnë në diarre, grip de dhimbje barku.

Hulumtimet kanë treguar se hudhra është 100 herë më e aftë ta shkatërrojë atë bakter sesa antibiotikët e zakonshëm. Veç kësaj, shkencëtarët po ashtu kanë zbuluar se hudhra vepron shumë më shpejt se ilaçet.

Përveç vetive antibiotike që ka, hudhra ofron përfitime shëndetësore tjera, si:

- E forcon sistemin e imunitetit
- E pastron gjakun nga toksina
- E zvogëlon rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
- E zvogëlon rrezikun e kancerit
- Ndihmon të rikuperoheni më shpejt nga gripi
- E trajton në mënyrë natyrale shtypjen e gjakut. /Telegrafi/