HTC One M10 me ekran QHD dhe skaner për gisht?
29/01/2016
Sipas burimeve, HTC One M10 do të vijë me ekranin në QHD, skanerin për gishtërinj dhe shumë më shumë sesa kaq.
VentureBeat, e cila e ka cituar Evan Blass, të njohur si "@evleaks", i cili ka thënë se HTC One M10 vjen me Android 6.0.1, si dhe HTC Sense 8.0 UI.
Ekrani i HTC One M10 ofron diagonalen me 5.1-inç në 1440 x 2560 QHD, me skanerin për gisht që do të jetë i ngjashëm me atë që ofrohet në telefonat e rinj të Samsung.
Procesori i telefonit besohet se do të jetë nga Qualcomm, Snapdragon 820, bashkë edhe me 4GB RAM si dhe kamerë të pasme me 12MP.


