Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj: Berlini, adresa kryesore e Kosovës evropiane (Video)

2016/01/hoxhaj-berlini-adresa-kryesore-e-kosov-euml-s-evropiane-video_hd.jpg

Dy ministrat kanë biseduar për proceset në Kosovë, fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e agjendës integruese evropiane dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral.

Me këtë rast, ministri Steinmeier kujtoi rrugëtimin e përbashkët drejt shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kur ai ishte ministër i Jashtëm, derisa ministri Hoxhaj pjesë e delegacionit të Kosovës në Vjenë.

“Ne, si Qeveri gjermane, jemi shumë të angazhuar në Kosovë. Sot sigurova ministrin Hoxhaj që angazhimi ynë në Kosovë nuk do të përfundojë, por ne do të mbështesim rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, theksoi Steinmeier, i cili shtoi se Kosova ka treguar guxim dhe vizion në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Nga ana tjetër, Hoxhaj kërkoi vazhdimin e mbështetjes gjermane, sidomos në përmbylljen e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

“Berlini mbetet adresa më e fuqishme në rrugën evropiane të Kosovës”, theksoi Hoxhaj. /Telegrafi/