Please enter at least 3 characters.

Hoxha mbetet njeri i fjalës

2016/01/hoxha-mbetet-njeri-i-fjal-euml-s_hd.jpg

“Oferta kam pasur vazhdimisht, por kam marrëveshje gojore me skuadrën e Vëllaznimit, prandaj dua ta respektoj deri në fund. Jam njeri i fjalës, prandaj gjithmonë i kam respektuar marrëveshjet e tilla. E vetmja gjë që më largon tash për tash nga Vëllaznimi është vetëm nëse drejtuesit e klubit nuk më dëshirojnë”, ka thënë Genc Hoxha për “Epokën e re”.

Gazeta ka mësuar se skuadra e Istogut, e cila bën gara në elitën e futbollit të Kosovës, është interesuar që Genc Hoxha të jetë pasardhës i trajnerit Nazmi Rama, i cili besohet se i ka ditët e numëruara në skuadrën nga “Demush Mavraj”. Megjithatë, Hoxha e ka mohuar të ketë pasur ofertë zyrtare nga kjo skuadër. “Ka pasur fjalë, por zyrtare nuk ka asgjë”, është përgjigjur shkurt ish-trajneri i Besës, i cili, për hir të korrektësisë ndaj kolegëve, nuk deshi t’i përmendë emrat e skuadrave që i kanë bërë ofertë. “Nuk është korrekte t’i përmendi emrat e skuadrave që më kanë kontaktuar për shkak të kolegëve të mi që janë trajnerë në ato skuadra”, ka deklaruar Hoxha.

Në fund trajneri Genc Hoxha ka folur edhe për sezonin pranveror. Ai beson se Vëllaznimi me disa përforcime mund ta sigurojë mbijetesën në elitë. “Kemi pasur probleme të mëdha gjatë këtij sezoni. Janë larguar pesë futbollistë të përbërjes së parë, kurse që tre muaj jemi pa pagesa. Nëse i kalojmë këto probleme dhe sjelli disa futbollistë cilësorë që nuk do të kushtojnë shumë, atëherë mund ta sigurojmë mbijetesën”, ka thënë Hoxha. Nga Vëllaznimi janë larguar kapiteni Atdhe Gashi dhe futbollistët: Tetrica, Myrtaj, Jasiqi dhe Duraku. /Telegrafi/