Please enter at least 3 characters.

Hoti: Teuta Rugova ka votuar veç për shtyrje të seancës, ajo nuk do ta votojë qeverinë e PAN-it (Video)

2017/05/Avdullah-Hoti-Raporti-vjetor-dhe-te-arriturat-gjate-vitit-2016-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg
14:"Ridvan Slivova

Gjatë javës së kaluar nisi seanca konstituive për ta zgjedhur kryeparlamentarin, por që nuk arriti të përfundonte si shkak i ndërprerjeve dhe mos pjesëmarrjes në Kuvend të deputetëve të koalicionit PDK-AAK-NISMA (PAN).

Shefi i grupit parlamentar të LAA-së, Avdullah Hoti, në një intervistë për Tribuna Channel deklaroi se propozimin e PAN-it për ta votuar Kadri Veselin për kryeparlamentar nuk do ta mbështesin, por nëse PAN arrin ta formoj Qeverinë, atëherë ata do të sillen si opozitë konstruktive.

Hoti e komentoj edhe veprimin e deputetes Teuta Rugova, për të cilën tha se ajo vetëm ka votuar për shtyrjen e seancës. Ai me tej e konfirmoi se ajo ngelet në qëndrimin e LDK-së për ta mos votuar koalicionin PAN.