Please enter at least 3 characters.

Hoti letër publike Daçiqit: Jeni xhelati i gjallë i establishmentit politik të Millosheviqit

2018/02/Rexhep-Hoti-657x350-1200x630.jpg

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Rexhep Hoti, përmes një letre publike i ka reaguar ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, pasi ky i fundit deklaroi se s'ka kusht të Bashkimit Evropian që Serbinë e detyron të heqë dorë nga Kosova.

Hoti, në letrën tij ka thënë se “ne në Republikën e Kosovës e kuptojmë, edhe pse ju jeni realisht xhelati i gjallë i establishmentit politik, establishmenti aktual politik i Serbisë, shumica, është establishmenti i dikurshëm i xhelatit Sllobodan Millosheviqit e ekstremeve tjera të politikës në Serbi, që ushtroi gjenocid në Kosovë dhe në B&H. Apo jo?!”, transmeton Telegrafi.

Letra e Hotit drejtuar Daçiqit:I nderuar Z. Ivica Daçiq, Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë,Asnjë përgjigje ndaj jush nuk do të kishte kuptim, në qoftë se shikohet e kaluara e shtetit tuaj pushtues ndaj Kosovës e, as ju personalisht. Mbi këto premisa nuk do të duhej të merrnit, kurrë, asnjë përgjigje, as ju e as shteti i juaj!Serbia, shteti i juaj, i ka vrarë e i ka dëbuar shqiptarët ekskluzivisht nga fillimi i shekullit të XIX e gjer më 10 qershor të vitit 1999.Në njëqind vjetshin e pushtimit të Kosovës, afërsisht, shteti i juaj i ka vrarë e ka dëbuar shqiptarë ndërkaq. Ju, Z. Ministër, e keni pasur kohën e gjithë botës t’i ndreqni punët me Kosovën dhe nuk e keni bërë. Dhe ju, të jemi real, për hir të së ardhmes, nuk keni fuqi ta bëni as sot e këtë ditë, as nesër edhe po të duan e gjithë bota e edhe shqiptarët bashkë.Arsyeja është e thjeshtë. Duke dashur ta merrni edhe Kosovën dhe ta bëni në po atë gjendje, që shtrihet një pjesë e konsiderueshme e Republikës së Serbisë sot, mbi tokat dhe varret shqiptare, ju, Serbia, mendja serbe, populli serb, e humbi identitetin e vet.U dashuruat mbi gënjeshtra, mbi identitete të të tjerëve, mbi identitete të rreme dhe sot e keni këtë telashe në çdo qelizë të shtetit e të popullit serb, në institucione e në jetën private. Dhe ky është problem i madh. Gjykimi i juaj, perceptimi i juaj, mënyra se si flisni ju në politikë e dëshmon joidentitetin tuaj.Ne në Republikën e Kosovës e kuptojmë, edhe pse ju jeni realisht xhelati i gjallë i establishmentit politik, establishmenti aktual politik i Serbisë, shumica, është establishmenti i dikurshëm i xhelatit Sllobodan Millosheviqit e ekstremeve tjera të politikës në Serbi, që ushtroi gjenocid në Kosovë dhe në B&H. Apo jo?!Gjykimi i juaj kur i drejtoheni BE-së se ajo ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës e nuk duhet të kërkojë as prej jush, është, ndoshta, i vetmi mendim, që më bën të kuptoj se ju keni filluar të lëvizni në drejtimin e duhur. Ne nuk e dimë a ka apo jo karotë që ju do ta kishit gëlltitur për ta njohur Republikën e Kosovës, por mund të shtojmë se:• -dialogu është realisht interesi i juaj Kryesor për t’i fituar:a. çmimet që ju po synoni në raport me Republikën e Kosovës, jo vetëm materiale e financiare,b. me integrimet euroatlantike,c. me mundësinë, që duke qenë pjesë e BE-së, ta keni mundësinë e neutralitetit dhe mundësinë që ta keni një portë të hapur me Rusinë,d. me mundësinë e copëtimit të ndonjë pjesë të territorit prej Republikës së Kosovës,e. me mundësinë që ta mbyllni të kaluarën jo të mirë me shqiptarët dhe përmes tyre,f. për ta rikthyer Republikën e Serbisë në pjesën shteteve dominonte në Ballkanin Perëndimor, jo vetën nga ana ushtarake e ekonomike, por edhe në aspektin strategjik të saj, deri në reflektimet e politikave globale dhe Rendin e Ri Botëror nëpërmjet Rusisë,g. me mundësinë për t’i mundur shqiptarët dhe për t’i shfrytëzuar hapësirat e tyre rrugore e ujore (ndërkaq që ju një mundësi të energjetikës mbi interkonjeksionit 400 kilovolt vazhdoni ta mbani të bllokuar dhe të mos flasim për tregun e prodhimeve «Made in Serbia» në Kosovë, ku realisht është e implikuar politika e Kosovës edhe si krim e korrupsion enormë e jo vetëm si interes i juaj strategjik, etj. etj.Pikat mbi të cilat do të mund t’i përmendim z. Ministër janë të shumta. Por do të ndalemi pak edhe të mundësia e dytë që ju na kërcënoni vazhdimisht në lidhje me:• «Asociacionin/Bashkësinë e komunave me shumicë serbe»:a. «Pakoja e Ahtisaari-t», z. Ministër është krijuar e tillë që Kosovë të shpallet Republikë dhe të njihet si shtet nga ana e KS të OKB. Konsensusi ka qenë që «Pakoja e Ahtisaari-t» ta ketë magjinë mbi të drejtat e liritë për komunitetit serb në Kosovë dhe të mundësisë se Republikës së Serbisë për t’u kujdesur për ta. Por ju tradhtuat në çastin e fundit së bashku me rusët. «Pakoja e Ahtisaari-t» u bë, Republika e Kosovës u shpall shtet i pavarur, sovran e demokratik dhe ju dhe rusët heshtet dhe duket se këtë e keni «cilësuar» si kompromis. Kjo është thjesht e vërteta. Prandaj mos i drejtoni Republikës së Kosovës detyrime ndërkombëtare, kur ju nuk keni më të drejtë as morale e as nga ana e së Drejtës Ndërkombëtare, në këtë drejtim keni marrë edhe përgjigje zyrtarisht nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008. Megjithatë «Pakoja e Ahtisaari-t» garantona të drejta e liri për komunitetin jo shumicë serb në Kosovë si dhe për Kishën Ortodokse Serbe me Kushtetutë të Republikës së Kosovës, më shumë sesa garanton Kushtetuta aktuale e Republikës së Serbisë për vetë serbët që jetojnë në Serbi si dhe për vetë Kishën atje;b. «Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe», z. Ministër nuk mund të krijohet:- jashtë parimit shumetnik të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,- nuk mund të krijohet «Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe me dekret të qeverisë e të mos ketë mundësi i njëjti institucion për ta shfuqizuar,- nuk mund të krijohet «Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe», që do ta ruante të drejtën që përmes votës një etnike të jo shumicës ta determinojë votën e shumicës brenda një institucioni, çfarëdo qoftë ai. Ky parim do ta përmbyste parimin elementar të demokracisë në botën e saj më të avancuar dhe do ta kthente atë në një mjet dhe qëllim të pakicës. Me një fjalë demokracinë do ta këmbente me tiraninë,- «Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe» mund të krijohet vetëm brenda parimit si mund ta krijojë një «asociacion» një individ apo një shoqatë e përcaktuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës nëpërmjet lirisë së asociimit.Në të kundërtën z. Ministër edhe po e shantazhuat e gjithë klasën politike të Republikës së Kosovës se do ta dërgonit në Gjykatën Speciale, për të cilën mund të them botërisht se ju e keni fituar këtë betejë, fal klasës së dobët politike të Republikës së Kosovës në radhë të parë dhe jo vetëm kaq, nuk do të mund të krojet asnjë Asociacioni/Bashkësi e komunave me shumicë serbe, jashtë rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës, jashtë rendit demokratik dhe parimeve të saj fundamentale.Me respekt Rexhep Hoti