Please enter at least 3 characters.

Homazhe në nderim të jetës dhe veprës së Qosjes

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, sot ka marrë pjesë në homazh përkujtimor dhe është shkruar në Librin e Zisë në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja.

Në nderim të jetës dhe veprës së akademik Rexhep Qosja, me vendim të U.D. Presidentes Haxhiu, dita e sotme, e premte, 24 prill 2026, është shpallur Ditë zie shtetërore në Republikën e Kosovës.

U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se me këtë vendim, shteti ynë shpreh nderimin dhe mirënjohjen për një personalitet që i dha kulturës shqiptare dije, vepër dhe autoritet. /Telegrafi/