Higuain i lumtur me arritjen e 200 golave
09/11/2015
Higuain arriti të shënoj gol në minutën e 55-të, për t’ia siguruar tri pikë ekipit të tij, pikë që e mbajnë në garë për pozitën e parë.
Goli ndaj Udineses ishte i 200-ti në karrierën e sulmuesit argjentinas i cili është shprehur i lumtur për këtë arritje.
“Është një ndjenjë e mirë që kam shënuar 200 gola, por më shumë u gëzova që fituam tri pikët”.
“Shpresojë të shënoj edhe shumë gola të tjerë dhe të marrim më shumë fitore për të vazhduar drejt kreut”, tha Higuain. /Telegrafi/


