“High 3” me rekordin e parë për 2015, 400 mijë për një ditë (Video)
Tashmë projekti i ri i Babastars, “High 3” është dëgjuar e stërdëgjuar dhe atë vetëm brenda 24 orëve të para.
Për projektin e ri të Babastars kjo nuk është aq edhe befasi, pasi që shumë pluhur u ngrit edhe për atë që reperët interpretuan me tekstet e tyre.
Por, duket se videoklipi i xhiruar nga “Max Production” e ka rekordin e parë për 2015, duke e thyer atë të disa këngëtarëve të tjerë.
Mbi 400 mijë klikime janë regjistruar brenda 24 orëve në YouTube dhe këtë e konfirmon edhe ArkivaShqip, kompania që mirëmban kanalin e Babastars.
Pavarësisht shumë projekteve si në hip hop si në muzikën argëtuese, Babastars kanë arritur që të shndërrojnë në një senacion mes fansave këngën e re.
Ditë më parë në një intervistë për Telegrafin, Cozman konfirmoi se projekti “High 3” është vetëm fillimi i vitit 2015 – dhe mbetet të shihet ajo që do të ndodhë ndërkohë gjatë këtij viti pas suksesit tashmë të pakontestueshëm të “High 3”. /Telegrafi/


