Heshtja e krimeve serbe, familja Vrellaku kërkon drejtësi! (Video/dokumente)
Arben Vrellaku, anëtar i kësaj familjeje, ka thënë se gjatë luftës, babai dhe vëllezrit e tij ishin duke kaluar nga fshati Baincë për në fshatin Çikatovë, për tu bashkuar me anëtarët e tjerë të familjës.
“Babai ishte me katër vëllezërit dhe me djalin e axhës. Ata gjatë rrugës kishin ra në prit të ushtrisë serbe dhe ishin ndaluar nga ata”, tregon Arbeni.
Ai thotë se ushtria serbe menjëhere kishte ekzekutuar dy vëllezrit e tij të mitur: Hysnin 17-vjeçar dhe Avnin 14-vjeçar. “Këtu ka arritur t’iu ikë vëllau tjetër, i cili futet në male. Ishte gjuajtur me armë nga ushtria serbe, por vetëm ishte plagosur në këmbë”.
Arbeni thotë se po në atë vend e kishin detyruar babain e tij dhe djalin e axhës që t’i hapin varret dhe t’i varrosin dy vëllezrit e vrarë, Hysnin dhe Avnin.
“Sipas dëshmitarëve dhe banorëve të fshatit ,babain dhe djalin e axhës i kishin mbajtur edhe tri ditë duke i detyruar të bënin punë ,të hapnin kanale dhe pas tri ditësh i kishin ekzekutuar edhe ata. Kurse vëllau Fehmiu, i cili arriti të ikte, shkon dhe i tregon vëllaut Shemsiut, i cili ishte ushtar i UÇK-së. I tregon se dy vëllezërit e vogël jan vrarë,ndërsa babain dhe djalin e axhës i kanë marrë më vete. Vëllau Shemsiu shkon atje, por fatkeqsisht vritet edhe ai. Sipas fshatarëve të Trestenikut ai është kapur i gjallë edhe është mbajtur disa ditë dhe pastaj është ekzekutuar. Pasi i kanë vrarë i kanë varrosur në varrezat e fshatit Trestenik me një eskavator”, tregon Arbeni.
Sipas tij, e gjithë kjo ngjarje është e shkruar edhe nga vetë Ministria e Mbrojtjes e ish-Jugosllavisë,ku më datën 20.09.2001, Slobodan Tejiç, shef i komisionit dhe kapitani i marinës ushtarake serbe ia kishte dërguar Komandantit të KFOR-it ,kreut të komisionit të përgjithshëm, colonel Mario Righele.
Pastaj KFOR-i i kishte dërguar keto dokumente tek familja e Hamza Vrellakut.
Arbeni dhe vëllau Fehmiu gjatë gjithë kohës kishin kërkuar përmes UNMIK-ut, por nuk e kanë marrë parasysh nëpër gjykatat tona të Kosovës.
“Dokumentet i kemi dërguar edhe në EULEX. As ata nuk janë marrë më këtë punë . Krejt në fund isha në Prokurorinë Speciale dhe aty e caktuan Drita Hajdarin si prokurore të rastit”, thotë Arbeni.
“Drita, pas një kohe, më mori në telefoë dhe më tha se ‘nuk mund të merremi më këtë rast,sepse është munges e stafit të EULEX-it. Gjithashtu më kërkuan analizat e autopsisë,por ata kur ishin zhvarrosur për të iu bërë autopsia nga UNMIK-u dhe KFOR-i, nuk iu kishin dhënë asnjë lloj rezultati të autopsis”, tha ai.
“Na i sollën kufomat në oborr dhe na thanë se ju duhet t’i varrosni. Atë natë i mbajtëm në shtepi. Të nesërmën i varrosëm në varrezat e fshatit, edhe pse na kishin thënë UNMIK-u dhe KFOR-i se ne do t’i zhvarrosim dhe do t’i varrosim prapë, pasi t’i bëjn të gjitha analizat”,tregon Arbeni.
Ai thotë se ka qenë në zyret e Mjekësisë Ligjore dhe ka kërkuar edhe aty analizat e autopsisë. “Në fillim i gjetën e mrat dhe më thanë,po këtu janë,por punëtorja është në pushim dhe nesër mund të vish e t’i marrësh. Pas dy orsh më thërret i njëjti person dhe me thotë se këtu nuk ka as njëlloj analize të autopsisë për këta persona. Unë e pyeta si ka mundësi? Ju thatë se këtu janë dhe i gjetët emrat. Ai më tha se gabim ishte. ‘Këtu nuk ka analiza të këtyre përsonave’, dhe ma mbylli telefonin”, tregon Arbeni.
Arbeni ishte drejtuar edhe edhe tek emisioni Drejtësia në Kosovë,ku i kishte dërguar dokumentet dhe thotë se i kishin premtuar se do ta bëjnë një emision për këtë rast. “Edhe ata me gënjyen dhe filluan të mos më lajmërhohen as në telefon”.
Arbeni kishte qenë edhe në Nish dhe ishte takuar me një avokat, i cili i kishte thënë se nuk ka guxim të mirret me këtë rast.
Arbeni Vrellaku po kërkon nga organet e drejtësisë vendore e nderkombëtare që ta marrin këtë rast më me seriozitet dhe të mos mbetet i harruar, kurse ata të cilët bënë këtë krim, të dalin para drejtësisë. /Telegrafi/


