Please enter at least 3 characters.

Henry e konfirmon interesimin e Monacos për Fabregasin

2019/01/Cesc-Fabregas.jpg
248:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 05: Cesc Fabregas of Chelsea applauds the fans during the FA Cup Third Round match between Chelsea and Nottingham Forest at Stamford Bridge on January 5, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i Monacos, Thierry Henry, shpreson që klubi i tij të nënshkruajë me Cesc Fabregasin nga Chelsea.

Spanjolli nuk ka filluar asnjë ndeshje në Ligën Premier për Blutë në këtë sezon dhe në momentin e zëvendësimit në ndeshjen ndaj Nottingham Forestit në FA Cup i dha tifozëve një përshëndetje lamtumirës.

“Natyrisht, do të na pëlqente ta kishim sa më shpejtë", ka thënë Henry, i cituar nga ESPN.

(Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

“Shumë klube do dëshironin ta kishim. Ai do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit, edhe nëse vjen në korrik, ne do të ishim të lumtur".

Fabregas ka qenë i lidhur me shumë klube duke përfshirë Milanin dhe Atletico Madridin, por destinacioni i tij i radhës ende mbetet i paqartë.

Ish-mesfushori i Barcelonës dhe Arsenalit kaloi te klubi nga Stamford Bridge në verën e 2014, ndërsa mbush 34 vjeç në maj. Spanjolli ka fituar dy Liga Premier, një Kupë të Ligës dhe një FA Cup me Blutë.

31-vjeçari në pesë sezone te Chelsea ka shënuar 22 gola në 198 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/