Please enter at least 3 characters.

“Hej aman” mban titullin kënga me re e Bleros

2021/11/blero.png

Këngëtari i njohur, Blero, ka finalizuar projekti e tij më të ri muzikor.

Kënga e cila erdhi e vizuelizuar edhe me një klip të veçantë, mban titullin “Hej aman”.

Producent i këngës është bashkëpunëtori i këngëtarit, Nurteel, për muzikën u kujdes po ashtu Nurteel dhe Blero.

Foto: Blero/Instagram

Teksti nga Gulo, Blero dhe Nurteel, ndërsa ‘mix dhe master’ nga Johan Bejerholm.

Projekti më i ri i Blerim Muharremit (emri i vërtetë) tashmë gjendet në kanalin zyrtar në Youtube, dhe padyshim do të pritet mirë nga fansat e këngëtarit. /Telegrafi/