Please enter at least 3 characters.

Hector Herrera i gatshëm t'i bashkohet Interit

2019/01/Héctor-Herrera-e1546850693662.jpg
249:"PORTO, PORTUGAL - JULY 28: Hector Herrera of FC Porto during the team presentation prior to the pre-season friendly match between FC Porto and Newcastle at Estádio do Drago on July 28, 2018 in Porto, Portugal. (Photo by Octavio Passos/Getty Images)
12:"Getty Images

Fillimisht u fol për një interesim të mundshëm të Interit drejt Hector Herrerars, ndërsa tani një dëshirë të lojtarit për t'i bashkuar skuadrës zikaltër.

Meksikani do të jetë lojtar i lirë gjatë verës pasi në qershor i skadon kontrata te Porto pas gjashtë vitesh të kaluara te skuadra portugeze.

Emri i tij shpesh herë ka qenë i lidhur me një kalim në Serie A, duke përfshirë këtu skuadrat si Napoli, Juventusi, Roma dhe Milani.

Hector Herrera gjatë një aksioni kundër Schalke 04 në Estadio do Dragao (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Sipas Sportitalia, është Interi klubi që ka tentuar drejt lojtarit që nga nëntori i 2018, teksa Roma dhe Milani kanë kthyer kokën tek objektivat tjerë.

Raportohet se 28-vjeçari ka shprehur vullnetin t'i bashkohet klubit nga Giuseppe Meazza dhe të refuzojë një ofertë të mirë nga një klub spanjoll.

Ai gjithashtu është i gatshëm të refuzojë ofertat nga Liga Premier dhe kontratën e re të Portos ku pritej të fitonte gjashtë milionë euro në vit.

Herrera në 219 ndeshje për klubin nga Portugalia ka shënuar 29 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/