Please enter at least 3 characters.

Haziri: LDK ende e vuan vdekjen e presidentit Rugova (Video)

2016/01/a-iu-premtua-lutfi-hazirit-posti-i-kryetarit-t-euml-ldk-s-euml_hd.jpg

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëkohësisht kryetar i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për funksionimin e LDK-së pas vdekjes së presidentit të Kosovës dhe liderit historik të kësaj partie, Ibrahim Rugova.

Haziri ka thënë se LDK-ja ende po i vuan pasojat e vdekjes së presidentit Rugova dhe fuqisë së madhe që kishte kjo parti në skenën politike kosovare, pas luftës.

Ai ka përmendur përçarjen e anëtarëve të LDK-së në vitin 2006 si shkaktarin kryesor për dobësimin e LDK-së, dhe për humbjen e zgjedhjeve.

Haziri ka treguar se LDK-ja tani ka për detyrë të bashkojë votat e LDK-së - të rikthejë elektoratin që e kishte në kohën e presidentit Rugova – dhe se partia po punon për ta rikthyer besimin.

Ai ka shtuar së qëllim tjetër i LDK-së është edhe të fitojë votën e të rinjve, të cilët nuk e kanë përjetuar kohën e luftës dhe pasluftën me presidentin Rugova. /Express/