Please enter at least 3 characters.

Hazard operohet me sukses në Dallas, mund të jetë gati për fundin e sezonit

2020/03/GettyImages-1190256924.jpg
255:"MADRID, SPAIN - NOVEMBER 26: Eden Hazard of Real Madrid runs with the ball during the UEFA Champions League group A match between Real Madrid and Paris Saint-Germain at Bernabeu on November 26, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)
12:"Getty Images

Eden Hazard i është nënshtruar me sukses operacionit në Dallas, pas dëmtimit të këmbës së tij .

Belgu u operua nga Dr. Eugene Curry në Klinikën Carrell në Dallas.

"Lojtari ynë Eden Hazard iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm sot në Dallas. Operacioni u mbikëqyr nga ekipi mjekësor i Real Madridit”.

"Hazard do të mbetet nën vëzhgim derisa të lirohet nga klinika për të filluar shërimin e tij”.

"Hazard do të jetë, i gatshëm, për dy deri në tre muajt e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Real Madridit.

Belgu mund të paraqitet në fundin e sezonit për Real Madridin. Sezoni i La Liga Santander përfundon në 24 maj, kur Real Madrid luan ndaj Leganes, në atë muaj.

Los Blancos do të ketë katër ndeshje të tjera vendase: Me Bilbaon në 3 maj, Alaves në 10 maj, Granada në 13 maj dhe Villarreal në 17 maj. /Telegrafi/