Haxhiu pret në takim ministrin e jashtëm të Shqipërisë
31/05/2026
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha.
Mediat janë lejuar të marrin pamje por nuk do të ketë deklaratë për media, siç nuk do të ketë as në takimin me kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Edhe zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, do ta pres në takim ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë Ferit Hoxha. Pas takimit, të dy homologët do të mbajnë konferencë të përbashkët për media. /kp/


