Please enter at least 3 characters.

Harry Styles i bën dedikim Liam Payne në koncert: Pa miqtë e mi nuk do të isha këtu

"One Direction"

Harry Styles mbajti një koncert në stadiumin Wembley, ku i bëri një dedikim prekës ish-anëtarëve të grupit "One Direction", veçanërisht Liam Payne.

Momenti ishte edhe më emocionues pasi në publik ndodheshin prindërit e Liamit, Geoff dhe Karen, motra e tij Ruth dhe djali i saj.

Duke iu drejtuar publikut, Styles mezi i përmbajti lotët dhe tha: “Nuk do të isha këtu pa miqtë e mi. Dua të falënderoj Niall, Louis, Zayn dhe mikun tim të dashur Liam".

Foto: X

Në skenë iu bashkua edhe motra e Harryt, Gemma Styles, e cila shprehu krenarinë për vëllanë e saj.

Gjatë koncertit, ai uroi gjithashtu ish-partneren e tij, Taylor Swift, e cila së fundmi u martua me Travis Kelce.

Si pjesë e traditës së turneut të tij, Styles interpretoi një këngë surprizë dhe këtë herë zgjodhi “Two Ghosts”, këngë që besohet se i është kushtuar Taylor Swift, me të cilën kishte një lidhje në vitin 2012.

Ndërkohë, Styles është i fejuar me Zoë Kravitz, e cila ishte gjithashtu e pranishme në dasmën e Taylor Swift. /Telegrafi/