Please enter at least 3 characters.

Harry Kane tregon prapaskenat për ndryshimin e qasjes në pjesën e dytë

2019/05/HarryKaneAmsterdam-2.jpg
283:"AMSTERDAM, NETHERLANDS - MAY 08: Harry Kane of Tottenham Hotspur celebrates victory after the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Ajax and Tottenham Hotspur at the Johan Cruyff Arena on May 08, 2019 in Amsterdam, Netherlands. (Photo by Dan Mullan/Getty Images )
12:"Getty Images

Harry Kane nuk ka mundur t'i ndihmojë Tottenham Hotspurit për kualifikimin në finale të Ligës së Kampionëve, mirëpo ai ishte në 'Johan Cruyff Arena' për t'i mbështetur bashkëlojtarët në suksesin e jashtëzakonshëm.

"Ishte një gjysmë e parë zhgënjyese dhe i lamë të luajnë. Hyra në zhveshtore në pjesën e parë dhe e dinim se nuk mjaftonte. Thamë që i kishim 45 minuta për të dhënë gjithçka".

"Kur Lucas Moura i shënoi dy gola, atëherë besuam se mund ta shënonim edhe një tjetër, por pastaj Jan Vertonghen e goditi e goditi transversalen dhe menduam se ndoshta nuk ishte dita jonë".

(Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

"Unë fillimisht jam një tifoz dhe e di se sa rëndësi ka për klubin. Lojtarët shkuan përpara dhe treguan pasion, dhe kjo është e gjitha që mund të kërkosh. Duhej të presim për ta shënuar golin e tretë në minutën e fundit dhe e gjetëm një mënyrë. I këtillë është futbolli dhe ne jemi në finale", ka thënë Kane për BT Sport.

Sa i përket mundësisë që të luajë në finale, ai është shprehur: "Rehabilitimi po shkon mirë. Do të filloj vrapimin në vijë të drejtë këtë javë, sepse më është dhënë leja që të vrapoj. E kemi mposhtur Man Cityn dhe Ajaxin, prandaj duhet të filloj të stërvitem më shumë më fort që ta dëshmoj veten". /Telegrafi/