Please enter at least 3 characters.

Harruan veten derisa po rrëzoheshin nga karrigia, australianët bëjnë të pamundurën t’i shpëtojnë birrat – pamjet bëhen virale

Kamerat e sigurisë brenda një prone private në Victoria të Australisë ka kapur një moment të pazakontë.

Bëhet fjalë për dy miq që po shijonin në maksimum nga një birrë Guiness në oborr, derisa njëri qëndronte ulur në karrige, transmeton Telegrafi.

Në momentin që Braden Christoffersen po i afrohej mikut të tij James McErvale për të vazhduar me pije dhe bisedë, Braden tenton të ulet por në një moment nga pesha e madhe bën që ulëse të rrokulliset.

Por ajo çfarë është interesant reagimi i Bradenit, i cili nuk përqendrohet të vetja për t’u mbrojtur nga ndonjë lëndim eventual nga rrëzimi.

Ai në fakt e kap gotën me birrë për ta shpëtuar nga derdhja pavarësisht se rrëzohet dhe arrin ta ruaj – aty shpërthejnë të qeshurat mes dyshes. /Telegrafi/