Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Zgjedhjet në veri konfirmojnë përpjekjet për paqe të qëndrueshme

2019/02/Ramush-Haradinaj-konference-e-12-shkurtit-foto-Ridvan-Slivova-6.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjedhjet e 19 majit në komunat veriore do të jenë shprehje e vullnetit demokratik të qytetarëve përmes votës së lirë.

Përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se këto zgjedhje konfirmojnë përpjekjet e institucioneve për paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe prosperitet të të gjitha komuniteteve që jetojnë në shtëpinë e përbashkët, Kosovën.

“Duke shprehur dëshirat më të mira që ky proces zgjedhor të jetë i qetë, fer dhe demokratik, uroj që zgjedhjet të shprehin vullnetin e qytetarëve, pa dallim përkatësisë etnike, fetare ose politike, duke i votuar kandidatët të cilëve u besojnë dhe që nuk i braktisin interesat e qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.