Please enter at least 3 characters.

Haradinaj takon kryesuesen e vëzhguesve të BE-së, flasin për procesin zgjedhor

2019/09/unnamed-8-6.jpg

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur sot eurodeputeten gjermane, Viola von Cramon - Traubadel, kryesuese e misionit vëzhgues të BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Haradinaj ka njoftuar Cramon-Traubadel për zhvillimet politike nëpër të cilat po kalon vendi, dhe për pjekurinë politike e demokratike me të cilën Kosova po e fillon këtë cikël elektoral.

“Kishim një bashkëbisedim të frytshëm për rëndësinë që procesi zgjedhor në Kosovë të jetë kredibil dhe me standarde të larta të zgjedhjeve të lira e demokratike, për të cilën po angazhohemi bashkërisht”, ka shkruar ai. /Telegrafi/