Please enter at least 3 characters.

Haradinaj sot zbulon shtatoren e atdhetarit Shejh Myhedin Shehu

2019/07/sheh-mhyedini.jpg

Dy ditë pasi dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, Ramush Haradinaj, sot do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për atdhetarin Shejh Myhedin Shehu, në Rahovec.

”Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore dhe në zbulimin e shtatores së atdhetarit, Shejh Myhedin Shehu, organizuar nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit”, thuhet në njoftimin nga zyra e Kryeministrit.

Ndërkaq të hënën, Haradinaj do të dorëzojë edhe zyrtarisht letrën e dorëheqjes tek Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. /Telegrafi/