Please enter at least 3 characters.

Haradinaj ngushëllon familjen e Adem Mikullovcit: Përmes artit, arriti të mbaj gjallë ndjenjën kombëtare

2019/03/Ramush-Haradinaj-konference-5-shkurt-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e të aktorit, Adem Mikullovci, pas vdekjes së tij.

Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se i ndjeri, Adem Mikullovci përmes artit, arriti të mbaj gjallë ndjenjën kombëtare në rrethana të vështira për shqiptarët.

https://telegrafi.com/kush-ishte-adem-mikullovci-nga-aktrimi-ne-politike/

“Me pikëllim mora lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit të spikatur, deputetit të Kuvendit të Kosovës që shpalli Deklaratën e 2 korrikut, mikut tim Adem Mikullovci.  Baca Adem përmes artit, arriti të mbaj gjallë ndjenjën kombëtare në rrethana të vështira për shqiptarët. Duke ndarë dhembjen për këtë humbje, i përcjell ngushëllimet më të sinqerta bashkëshortes Lumnijes, të afërmve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën. U prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/