Please enter at least 3 characters.

Haradinaj nderon të rënët në Gllogjan e Maznik: Luftëtarë sypatrembur që u bënë mburojë për popullin dhe atdheun

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në homazhet përkujtimore të organizuara në Gllogjan dhe Maznik, me rastin e 27-vjetorit të rënies së heronjve Luan dhe Fatmir Nimanaj, Shkëlzen Haradinaj dhe Hasim Halilaj, si dhe 21-vjetorit të rënies së luftëtarit të lirisë, Enver Haradinaj.

Në këtë aktivitet përkujtimor, së bashku me bashkëluftëtarë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, Haradinaj ka marrë pjesë edhe në “Marshin e Lirisë”, i cili ka nisur nga Kulla e Dëshmorëve në Gllogjan dhe ka përfunduar në Maznik, pranë lapidarit të heronjve.

Me këtë rast, Haradinaj ka vlerësuar lart sakrificën e të rënëve për liri, duke i cilësuar ata si luftëtarë të vendosur dhe të guximshëm, që u vunë në mbrojtje të popullit dhe atdheut.

“Pavdekësia e tyre ecën përkrah lirisë, thirrjes së të cilës i qëndruan gjithmonë gatitu”, ka deklaruar Haradinaj. /Telegrafi/