Haradinaj me postim emocionues, uron 7 marsin me një fotografi nga shkolla fillore
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, përmes disa vargjeve të poetit të madh Naim Frashërit, i ka uruar 7 Marsin, ditën e Mësuesit, të gjithë mësimdhënësve dhe edukatorëve shqiptarë.
‘Lumja ti moj Korç’ o lule! Q’i le pas shoqet e tua. Si trimi në ball u sule, ta paçim për jetë hua.
Të nderuar mësimdhënës! Përmes këtyre vargjeve të arta nga poeti jonë i madh Naim Frashëri, kam kënaqësinë t’ua uroj 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, të gjithë juve mësimdhënë dhe edukatorë shqiptarë’, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ndër të tjera, Haradinaj ka thënë se dita e hapjes së shkollës shqipe në Korçë, është një prej momenteve që shënuan kthesën vendimtare në përpjekjet tona për dije, dinjitet dhe rilindje kombëtare.
Postimi i plotë i Haradinajt:Lumja ti moj Korç’ o lule!Q’i le pas shoqet e tuaSi trimi në ball u sule,Ta paçim për jetë huaTë nderuar mësimdhënës!Përmes këtyre vargjeve të arta nga poeti jonë i madh Naim Frashëri, kam kënaqësinë t’ua uroj 7 Marsin, Ditën e Mësuesit, të gjithë juve mësimdhënës dhe edukatorë shqiptarë.Dita e hapjes së shkollës shqipe në Korçë, është një prej momenteve që shënuan kthesën vendimtare në përpjekjet tona për dije, dinjitet dhe rilindje kombëtare.Kujtoj veçanërisht mësuesit e mi dhe të gjithë mësuesit dhe mësueset shqiptare ndër breza që sakrifikuan gjithçka për edukimin e kombit tonë.Urime!RH /Telegrafi/


