Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Fetnete Ramosaj ishte zëri i ushtrisë në luftë, penda e historisë sonë pas luftës

2019/04/56582202_1125558887568524_2791176362361094144_n.jpg

Ka ndërruar jetë ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetnete Maxhun-Ramosaj.

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se humbja e Fetnete Ramosaj, është lajm i rëndë.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se Ramosaj, ishte zëri i ushtrisë në luftë, penda e historisë pas luftës.

"I rëndë lajmi për humbjen tënde, Fetnete. Ishe zëri i ushtrisë në luftë, penda e historisë sonë pas luftës. Zë i ndërgjegjes së popullit tonë. Krenar që të njoha, luftuam e punuam bashkë. Lamtumirë", ka shkruar Haradinaj.