Please enter at least 3 characters.

Hapet Skate Park-u i parë për adoleshentët në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për hapjen e Skate Park-ut të parë të dedikuar për adoleshentët në kryeqytet, i cili ndodhet në Lagjen Kalabria.

“Adrenalina e qytetit ka një adresë të re!”, thuhet në postimin e komunës, duke theksuar se ky park i ri është një hapësirë ku energjia, kreativiteti dhe sporti bashkohen për t’u shndërruar në një vend të veçantë për të rinjtë.

Ky projekt është pjesë e vizionit të Komunës së Prishtinës për të krijuar më shumë hapësira të gjelbra, më shumë mundësi për të rinjtë dhe më shumë ambiente ku komuniteti mund të bashkohet dhe të zhvillohet.

Iniciativa është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë për Hapësira Publike dhe Parqe, si dhe këshilltaren komunale Donika Cetta.

“Ky është vetëm një hap tjetër drejt një Prishtine më të gjallë, më të gjelbër dhe më gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët".