Hamza dhe Tahiri vizitojnë të lënduarit pas shpërthimit në Mitrovicë
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, dhe nënkryetari Arian Tahiri, kanë vizituar të lënduarit nga shpërthimi që ndodhi brenda një shtëpie në lagjen Bair, ku dyshohet se shkaku ishte një bombolë gazi.
Fillimisht, Hamza dhe Tahiri vizituan vendin e ngjarjes për të parë nga afër pasojat e shpërthimit, e më pas shkuan në Emergjencë për të vizituar të lënduarit.
Nënkryetari Tahiri u shpreh i tronditur nga rasti.
“Jam i tronditur nga rasti i shpërthimit të bombolës së gazit në një shtëpi në Bair. Bashkë me kryetarin Hamza kemi vizituar vendin e ngjarjes e më pas edhe të lënduarit në Emergjencë”, ka deklaruar ai.
Ai gjithashtu ka theksuar se Komuna e Mitrovicës do të qëndrojë pranë familjes së prekur dhe do t’i ofrojë mbështetjen e nevojshme për përballimin e kësaj situate./Telegrafi/


