Please enter at least 3 characters.

Hamilton kërkon më shumë respekt për Vettelin

2018/10/Lewis-Hamilton.jpg
328:"AUSTIN, TX - OCTOBER 25: Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP celebrates on the podium with Sebastian Vettel of Germany and Ferrari after winning the United States Formula One Grand Prix and the championship at Circuit of The Americas on October 25, 2015 in Austin, United States. (Photo by Lars Baron/Getty Images)
12:"Getty Images

Fundjava japoneze në Formulën 1 ishte krejtësisht për t’u harruar për Sebastian Vettel.

Piloti gjerman bëri disa gabime dhe e mbylli në vendin e gjashtë garën, ndërsa titulli botëror tashmë është një mirazh për të.

Kritikat ndaj katër herë kampionit të botës janë shtuar, megjithatë Vettel e ka dikë që e mbron dhe nuk është as më shumë e as më pak, por vet rivali i tij Lewis Hamilton, i cili nëpërmjet një postimi në Instagram ka kërkuar më shumë respekt për Sebastian Vettel.

“Besoj se media duhet të tregojë më shumë respekt për Vettelin. Nuk mund ta imagjinoni sa e vështirë është ajo që bëjmë ne, në këto nivele".

"Është e vështire për çdo sportist që është në kulmin e aktivitetit. Është e kuptueshme që ne, si njerëz që jemi, mund të bëjmë gabime".

"Ajo që ka rëndësi është sesi i korrigjojmë”, lexohet në postimin e Lewis Hamilton.

Një mesazh ky që te Ferrari shpresohet që të ndihmojë në moralin e Vettelit dhe në përmirësimin e paraqitjeve të tij në pistë. /TopChannel/